Gjashtë fitore në 6 ndeshje, ka “plasur” dashuria mes Romës e Murinjos!

Nuk dihet nëse ky “idil” do të vazhdojë gjatë e deri në fund, apo do të ndërpritet rrugës, por duket se ndjenjat e krijuara që në qershor janë forcuar edhe më shumë. Pas muraleve në Romë dhe simbolit të Zhoze Murinjos me motoçikletën legjendare italiane Vespa, erdhën fitoret dhe nuk janë pak, 6 suksese në 6 ndeshjet e para, nga të cilat 3 në Serinë A dhe 3 në Ligën e Konferencës. CSKA e Moskës u mund me përmbysje 5-1 në stadiumin “Olimpiko” ku shënuan Pelegrini, El Sharaui, sërish Pelegrini, Mançini dhe Abraham. Në Serinë A, fitoret e tjera janë ndaj Fiorentinës 3-1 dhe 4-0 në fushën e Salernitanës, ndërsa në Ligën e Konferencës u fituan dy sfidat e plej ofit kundër Trabzonsporit, 2-1 e 3-0. Në total kemi 6 ndeshje, 6 fitore, me golaverazhin 19-4! Ndoshta asnjëherë në karrierën si trajner, Murinjo nuk ka pasur nisje më të mirë sesa me italianët.

Sfidanti.al