Në fushë gati gjysma e formacionit titullar ishte me të huaj. Kështu kishte vendosur Dinamo që të bënte rikthimin e madh në Superligë, dhe gjithçka shkoi me sukses. Tre lojtarë ballkanas (Siljanovski, Sofranac e Isajevski) dhe dy afrikanë (Sidobe e Çinedu) ishin baza e ekipit të trajnerit Bledi Shkëmbi, që fitoi me meritë 2-0 në fushën e Kastriotit, në Kamzë . Çinedu ishte autor i të dy golave, ndërsa blutë kishin në fushë edhe lojtarë të rinj me talent si portierin Harizaj e Mihanën, si dhe emra të njohur si Gavazajn e Ibrahimin. Me një potencial të tillë nuk është çudi që Dinamo të pretendojë të paktën Europën, pse jo titullin, aq më tepër që edhe ekipet e tjerë kanë ndryshuar, si Partizani, Teuta, Vllaznia, Kukësi apo Tirana. Fitore këtë të diel arriti edhe Kukësi, 3-1 në Rrogozhinë ndaj Egnatias
Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isajevski, Sidibe, Demiri, Mihana, Gavazaj, Ibrahimi, Çinedu.
Sfidanti.al