Disa burra që mund t’i quajmë të rëndësishëm vendosën të takoheshin përsëri. Këta ishin ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson, trajneri i sotëm Ole Gunar Solskjer, shefi ekzekutiv Ed Uduord (më falni zv. shefi), drejtori teknik Darren Fleçer si dhe ish-shefi ekzekutiv Dejvid Xhill. Mediat britanike spekulluan menjëherë se këta po përgatisin ndonjë blerje tjetër të madhe në “Old Traford”, ndonëse “dritarja e transferimeve” është e mbyllur. Ku i dihet, ndoshta bëhet fjalë për janarin ose për qershorin e ardhshëm, e ndoshta në tryezë ka qenë emri i Erling Halandit. Fergusoni ndikoi pak ditë më parë që Kristiano Ronaldo të kthehej tek Junajtidi.
Sfidanti.al