Italia përbën lajm edhe kur nuk fiton, i asaj rekordi i pathyeshmërisë

Ende nuk janë të vetëm në këtë arritje, pasi janë në shoqërinë e Brazilit, por gjithsesi për të Kaltrit është një sukses i madh. Përtej faktit se nuk ia doli të fitonte në Zvicër në eleminatoret e Kupës së Botës, skuadra e trajnerit Roberto Mançini arriti në kuotën 36 ndeshje radhazi pa humbje, po aq sa Brazili i viteve 1993-1996. Kampionët e Europës mund të kishin dalë fitues pasi patën në dispozicion një penallti, të cilën e humbi Jorginjo, ashtu siç bëri në finalen e Europianit ndaj Anglisë. Xhixho Donaruma bëri shaka më pas duke thënë se “në stërvitje, mua më shënon gjithnjë gol”. Italianët mund të vendosin rekordin e ri botëror, dhe të jenë të vetëm, në ndeshjen ndaj Lituanisë të mërkurën, ndërsa në Zvicër merituan të fitonin sidomos për lojën e zhvilluar në pjesën e parë.

Sfidanti.al