Kur trajneri argjentinas ra në fatkeqësi, presidenti Daniel Levi nuk pati besim. Ai e shkarkoi dhe ndoshta edhe sot e kësaj dite është penduar me atë që bëri, ndonëse gjithçka ka ikur e ka shkuar “me vakt”. Pas Poçetinos erdhi periudha e vështirë e Zhoze Murinjos që solli më shumë nerva e lodhje sesa suksese, ndërsa pas dështimeve të verës, Levi duket se goditi në shenjë. Në stol erdhi Nunjo Espirito Santos, trajneri portugez me përvojë në Premier Ligë pasi pati suksese tek Uolvesi. Siç shkruajnë gazetat angleze, Santosi ka kthyer atmosferën e dikurshme tek Spërsat që e kanë nisur me fitore sezonin. Si po ndodh kjo? Trajneri është kërkues, shumë punëtor, krijon frymë familjare me vaktet e përbashkëta, është edhe i ashpër, por mbi të gjitha është shumë i drejtë. Edhe Harri Kejni apo Dele Ali janë të qeshur në fushën e stërvitjes, ndonëse patën probleme dhe kjo tregon se sezoni i Totenhemit mund të jetë i mirë.
Sfidanti.al