Paratë vendosin që Halandi do të luajë në Premier Ligë në 2022!

Ka vetëm 3 klube që ndoshta mund ta përballojnë atë në ishull, dhe këta janë Mançester Siti, Mançester Junajtidi dhe Çelsi. Liverpuli nuk besohet se do të hyjë në këtë garë, ndërsa Paris SG mund t’i ketë paratë, por jo kampionatin për të kënaqur Erling Halandin, kurse Reali duhet të shpenzojë për të marrë Kilian Mbapenë, të paktën përsa i përket rrogës, ndërsa norvegjezi do të donte një paketë tepër të madhe financiare. Arsen Vengeri, ish-trajneri i famshëm i Arsenalit, thotë se “e ardhmja e Halandit është në Angli, në kampionatin më të fortë të botë sepse atje ka më shumë para”. Nga Gjermania, Bajerni mund të ketë menduar për të, por Karl-Hajnc Rumenige u shpreh për “Bildin” se “me shifrat që po qarkullojnë vështirë ta mbajmë në Gjermani, besoj se do të shkojë jashtë”.

Sfidanti.al