Në moshën 36-vjeçare nuk mund të pretendojë të bëjë atë që mund të bëjnë Levandovski, Mbape, apo edhe Mesi. Kristiano Ronaldo nuk lufton dot për Topin e Artë, ndonëse këtë sezon ishin lojtarë me shumë më pak emër se ai si Jorginjo, Kante apo De Brujn. Gjithsesi, superylli portugez gjithmonë e gjen një mënyrë që të fitojë tituj dhe çmime, dhe këtë e bëri me golat e shënuar. Duke arritur në 111 për kombëtaren e Portugalisë, tani ka rekordin botëror sepse ka lënë pas Ali Daein me 109 rrjeta. Për këtë arsye, CR7 mori në mënyrë të merituar certifikatën nga Libri Gines (Guinness) që konfirmon se ai është rekordmeni. Vështirë se për një kohë të gjatë, këtë mund t’ia kërcënojë ndokush sepse Mesi e Levandovski janë shumë më prapa.
Sfidanti.al