Jo ndaj Seviljes e Bajernit, 4 operacione nuk janë shaka për Ansu Fatiun

Vlerësohet pasardhës i denjë i yjeve si Mesi e Nejmar, dhe duhet ta vërtetojë këtë gjë, por vetëm kur të jetë koha e duhur. Ansu Fati vërtet është kthyer në stërvitje tek Barcelona, por kjo nuk do të thotë se ai është gati për t’u kthyer në fushë. Mediat spanjolle shkruajnë se është e pamundur që 17-vjeçari të përfshihet në ekip për sfidën ndaj Seviljes në La Liga dhe për atë kundër Bajernit në Champions. Sulmuesi ka kaluar 4 operacione dhe 10 muaj jashtë fushe, ndaj stafi mjekësor po procedon dalë nga dalë. Fati po zhvillon seanca fizioterapie, bashkë me stërvitjen, ndërsa parashikohet që ai të mund të ketë disa minuta në 17 shtator, në ndeshjen kundër Granadës në “Kamp Nou”. Me ikjen e Mesit dhe të Grizmanit, dhe me shqetësimet e Brethuejtit (ka ikur tashmë edhe Manaj), trajneri Kuman ka nevojë për “barut” në sulm, por me Ansu Fatiun nuk mund të rrezikojë.

Sfidanti.al