Kosova shkruan historinë, arrin fitoren e parë në eleminatoret e Botërorit!

Është pjesëmarrja e parë dhe u arrit më në fund suksesi Kosova u desh të priste 3 ndeshje për fitoren nistore në eleminatoret e Kupës së Botës, por më në fund ia doli madje jashtë fushë. Rezultati ishte vetëm 1-0 në stadiumin e kryeqytetit Tbilisi ndaj Gjeorgjisë vendase, por gjithçka ishte e merituar. Skuadra tjetër shqiptare pati epërsi ndaj një kundërshtari me shumë më tepër traditë, ndërsa momentet e vështira ishin me “pikatore”. Goli u shënua shpejt që në minutën e 18-të, dhe iu dha fillimisht sulmuesit të Lacios, Vedat Muriqi, por më pas u konsiderua autogol i Hoçolavës.

Ekipi i trajnerit Bernar Shaland nuk e ndjeu mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm si Rashica, Zhegrova apo Zeneli, duke pasur epërsi të plotë. Vetë Muriqi, por edhe Kastrati dhe dy herë Bytyçi patën mundësi të realizonin rrjeta të tjera. Kosova ka tri pikë në tri ndeshje, pra me një fitore e dy humbje dhe golaverazhin negativ, 2-6, por shpresohet që ky sukses ta ndihmojë  për të bërë kthesën. Në renditje, skuadra e Shalandit la pas Gjeorgjinë dhe Greqinë, ndonëse kjo e fundit ka luajtur një ndeshje më pak.

Sfidanti.al