Tek Franca ka ende pakënaqësi ndaj Kilian Mbapesë

Kur u kthyen nga Moska në 2018, nuk i ngjanin aspak “Ushtrisë së Madhe” të Napoleonit. Kombëtarja e Francës ishte në një kulm të ri, si ai i vitit 1998, dhe më të madh sesa ekipi i shkëlqyer i viteve 1980-të, por ja që “mola” hyri shpejt e nisi t’i “hante”. Kampionati Europian ishte një zhgënjim dhe pati konflikte të brendshme, sidomos ai mes Olivie Zhirusë e Kilian Mbapesë. Në prag të ndeshjeve të Botërorit, mediat franceze shkruajnë se atmosfera mbetet jo e mirë, edhe pse trajneri Deshamp e la jashtë Zhirunë. Me gjasë, ka zgjedhur të ketë Mbapenë, por lajmet janë që sulmuesi i Milanit ka lidhje të forta në dhomën e zhveshjes, sidomos me kapitenin Hugo Joris. Nuk dihet sesa mund të ndikojë e gjitha kjo në lojën dhe rezultatet e skuadrës.

Sfidanti.al