Shqiptarët dinë të shkëlqejnë në Europë edhe me asiste

Ishin dy të tillë që ndihmuan ekipet në ndeshje që përfunduan mjaft mirë. Valon Ethemi dhe Kristi Qose, edhe pse nuk janë pjesë e kombëtares, nuk mund të thuhet se nuk vlejnë, përkundrazi. Ethemi, ish-lojtar i Kukësit, ishte autor i dy asisteve për Istanbulsporin në ndeshjen e Ligës së Parë të Turqisë ndaj Altinordusë. Përballja përfundoi 3-0 dhe mesfushori shqiptar shërbeu asistin për dy golat e parë, në mungesë të dy lojtarëve të tjerë kuqezinj si Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj. Shumë i mirë Kristi Qose në Superligën e Republikës Çeke. Mesfushori korçar, që ishte me kombëtaren deri në ndeshjen ndaj Francës, shërbeu asistin e golit të parë për ekipin e tij, Karvina, në barazimin shtëpiak 3-3 ndaj kampiones në fuqi, Sllavia e Pragës.

Sfidanti.al