Populli futbollistik italian nuk pati mëshirë për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa gjeti rast për të bërë gallatë e për të qeshur të paktën nja 48 orë, pas humbjes së Juves me Empolin në Serinë A. Talljet ishin të shumta në rrjetet sociale, sidomos nga tifozët rivalë, ndërsa ata juventinë e shprehën pakënaqësinë e tyre me vërshëllima në “Alianc” dhe me kritika në FB, apo Instagram. “Nuk e dinim se ishim në fushë”, shkruan një tifoz duke vënë në lojë lojtarët bardhezinj, me një montazh të fytyrës së qeshur të Ronaldos. Një tjetër vendos për përqeshje një tifoz juventin me parullën “kush ka nevojë për Ronaldon?” “Më mirë që problemi ishim ne”, është një fotomontazh ku Pirlo i flet Ronaldos.
Sfidanti.al