“Ata kanë dhënë kontribut shumë të madh tek U21-shi”. Ky ishte komenti i trajnerit të ri të “teutonëve”, Hansi Flik, që botoi listën e parë personale në detyrë, atë të lojtarëve për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës që Gjermania do t’i luajë ndaj Lihtenshtajnit, Armenisë dhe Islandës. Fliku ka ftuar një treshe lojtarësh që kanë shkëlqyer tek ekipi Shpresa, pra tek Gjermania U21, si Karim Adejemi (19 vjeç, Salcburg), Niko Shloterbek (21, Frajburg) dhe David Raum (23, Hofenhajm). Në listën e Flikut është edhe Marko Rojs i Dortmundit, por jo Mario Gëce apo Julian Draksler.
Sfidanti.al