Kilian Mbape është vërtetë trashëgimtari i Mesit dhe Ronaldos!

Statistikat nuk gënjejnë dhe vlejnë shumë kur flitet për një lojtar ende tepër të ri në moshë. Kilian Mbape ka qenë një “meteor” në qiellin parizien, pasi kontributi i tij në sulmin e PSG-së është vërtetë i jashtëzakonshëm. Në moshën 22-vjeçare, ai ka luajtur 174 ndeshje për Paris SG, në të cilat ka shënuar 133 gola e ka shërbyer 63 asistë. Vetëm lojtarë si Mesi e Ronaldo kanë pasur nivele të tilla, edhe pse e kanë bërë në moshë më të pjekur. Nga ana tjetër, Mbape e ka pasur ndoshta më të lehtë sepse ka qenë kryesisht në kompeticionet franceze, më pak të vështira sesa ato spanjolle apo angleze. Kampioni i botës e ka bërë këtë në 4 sezone, në të cilat ka fituar gjithçka që mund të fitohej në Francë, 11 trofe, nga të cilët 3 kampionate, 3 Kupa të Francës, 2 Kupa të Ligës dhe 3 Superkupa të Francës.

Sfidanti.al