Zvicerani i mbushi 40 vjeç përpara saj, ndërsa amerikania do ta bëjë festën në 26 shtator. Flasim për dy legjendat e mëdha të tenisit si Rozher Federer dhe Serena Uilliams, që po kalojnë një verë të vështirë. Pasi tenisti helvet lajmëroi se nuk do të merrte pjesë në US Open, këtë e bëri edhe Serena. Ajo deklaroi se dëmtimi muskulor në Uimbëlldon nuk ka kaluar plotësisht dhe mjekët e ekipit të saj e këshilluan që të vazhdonte pushimin. Për vajzën amerikane kjo do të thotë se do të shtyhen planet për të fituar titullin e 24-ët Grand Slem, gjë që do ta barazonte me legjendën nga Australia, Margaret Kërt (Court). Federer, ndërkaq, nuk do të ketë mundësi të luftojë për Grand Slemin numër 21 dhe rivali Novak Gjokoviç mund ta kalojë e të fitojë titullin e 21-të.
Sfidanti.al