Lampard: Kundërshtari më i vështirë ka qenë Xherardi

Ish-mesfushori i Çelsit, Frank Lampard u zbuloi mediumeve se kundërshtari më i vështirë, me të cilin ai ka luajtur, ka qenë Stiven Xherardi. Sa për kujtesë, Lampardi ka luajtur 20 vite në Premier Ligë, ndërkohë që, gjatë kësaj periudhe, në të kanë luajtuar shumë lojtarë cilësorë. “Xherardi ka qenë kundërshtari më i vështirë. Ai zotëronte gjithçka. Ai dinte sesi t’i kundërvihej presionit në mesfushë e mbrojtje dhe nuk linte askënd që të kalonte më tej. Në Evropë, futbollistë të tillë ishin Iniesta dhe Cavi që, kur luanin bashkë në një ekip, nuk kishte zot që t’ua merrte topin”, thotë Lampardi që, momentalisht, është lojtar i ri, pasi i përfundoi kontrata me Nju Jork Sitin.

Sfidanti.al