Është fanela e tretë e Ajaksit, por ngjyrat e Bob Marlejt thyen çdo rekord!

Në shitore doli vetëm ditën e premte, por ka krijuar një ekstazë, në vazhdim të sëmundjes së idhujtarisë që nuk po i ndahet njerëzimit. Ajaksi i Amsterdamit nxorri në shitje fanelën e tij të tretë, pra që mund të cilësohet më pak e rëndësishmja dhe që do të përdoret më pak, por është pikërisht ajo që thuhet se po thyen rekordet duke u shitur me shpejtësi. Kjo sepse bluza ka ngjyra dhe simbole të lidhura me artistin e madh xhamajkan, të ndjerin Bob Marlej. Kjo u ka pëlqyer tifozëve që duan ta kenë një bluzë të tillë. Vajza e Bobit, Sedeja (Cedellia), u shpreh e prekur nga veprimi i Ajaksit, duke thënë se “futbolli ishte gjithçka për babanë tim, ai thoshte se futbolli është liri”. Djali i Marlejt të madh është tifoz i Ajaksit, por vetë legjenda e muzikës regi ka qenë tifoz i Sëlltikut.

Sfidanti.al