Alba, Buskets dhe Roberto, ulin rrogat me 25 për qind tek Barcelona

Presidenti Zhoan Laporta nuk mund të pësojë vetëm humbje, ndonëse ajo që ndodhi me Lionel Mesin është një katastrofë. Gjithsesi, “teqeja” vlen më shumë se “dervishët”, ndaj edhe tek Barcelona ka qenë edhe pas argjentinasit. Detyra e parë e Laportës ishte ulja e rrogave të lojtarëve për të rregulluar bilancin financiar të klubit. Lajmet janë që Zhordi Alba ka pranuar ulje të pagës me 25 për qind, duke ndjekur shembullin e Gerard Pikesë. Pas tij, në radhë janë Sergio Buskets dhe Sergi Roberto. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe, ndërsa shpresa e trajnerit Kuman është që lojtarët e rinj që ka në dispozicion të piqen sa më shpejt dhe që katalanasit të krijojnë një fizionomi fituese. Jo më kot, Laporta ka deklaruar se periudha e tij e dytë tek Barça do të kulmojë me fitimin sërish të Championsit.

Sfidanti.al