Jurgen Klopi nuk e ka numrin e “forcës së natyrës”, Haland!

Me natyrën humoristike që ka, nuk ngurron kurrë së bëri batuta, ndërsa e di mirë se çdo fjalë që thotë do të analizohet deri në detaje. Edhe tani që Jurgen Klopi foli për Erling Halandin, duke e quajtur “një forcë të natyrës”, “shumë emocionues për ta parë”, nuk kuptohet nëse ai do të bëjë një lëvizje për ta marrë që në janar për 70 apo 80 milionë euro, apo ishte thjesht përgjigja e pyetjes që iu bë nga gazetari i “Bildit”. “Unë nuk e kam numrin e tij”, – tha duke qeshur trajneri i Liverpulit. Në të vërtetë, shpenzimi i shifrave të tilla nuk është normal për klubin anglez, që nuk ka mbështetjen e “bamirësve” arabë apo rusë, ndërsa për Halandin ka konkurrencë të madhe nga Bajerni, Reali apo edhe Siti. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse një lojtar si norvegjezi mund të jetë i duhuri për skemat e Klopit.

Sfidanti.al