Derbi i vjetër Rejnxhërs-Sëlltik nis pa dalë ekipet në fushë!

Fundjava që vjen do të sjellë në Premier Ligën e Skocisë derbin ndoshta më të vjetër në botë, atë të quajtur “Old Firm” mes Gllazgou Rejnxhërsit dhe Sëlltikut. Gjithsesi, një ndeshje kaq e zjarrtë ka nisur që pa ardhur data që ekipet të dalin në fushë dhe “mollë sherri” janë bërë tifozët. Sipas rregullave normale, në “Ajbroks” do të duhet të jenë 700 tifozë të Sëlltikut, dhe madje këto bileta ishin dërguar në zyrat e klubit rival, veçse Rejnxhërsi njofton se ka ndryshuar mendje! Arsyeja? “Nga Sëlltiku nuk na japin garanci se tifozët tanë do të kenë të njëjtin trajtim në ndeshjen e fazës tjetër”, – thotë drejtuesit e “Policëve” të Gllazgout, që tremben se 700 tifozët e tyre nuk do të lejohen në “Parkhed”.

Sfidanti.al