Gjuha e legjendës ishte gjermanishtja, edhe e atyre që luajtën dhe punuan me të, e atyre që ishin në stadium, si dhe e miliona shikuesve që e ndoqën nga televizori brenda vendit të madh europian. “Ruhe in frieden”, “pusho në paqe”, u shkruajt në gjermanisht në ekranin elektronik të stadiumit, por Bajerni është më shumë se një klub gjerman, ndaj edhe homazhi për legjendën Gerd Myler duhej bërë edhe në anglisht. Në ekran u shkruan edhe fjalët në anglisht “rest in peace”. Ky homazh për “Zotin e Golit” u mbajt para fillimit të finales së Superkupës së Gjermanisë mes Bajernit dhe Dortmundit të luajtur në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Sfidanti.al