Milani ka nevojë për përgjigje në kampionat, por edhe në terrenin e vështirë të merkatos. Për sezonin e ardhshëm Drejtori Sportiv Igli Tare i ka idetë e qarta: goditje në ardhje nga Barcelona. Në këtë 2026, Milan na ka mësuar me ndalesa të papritura që e kanë shndërruar ëndrrën për titull në një mirazh të largët, duke i lënë fushë të lirë arratisjes së vetmuar të Interit. Problemi nuk qëndron te manovra, shpesh e rrjedhshme, por te një sterilitet shqetësues në sulm që ka vënë në qendër të kritikave repartin ofensiv.
Ansu Fati te Milan, ideja është e qartë
Rasti i madh mban emrin e Ansu Fati. Ai që dikur ishte pasardhësi i caktuar i Messit te Barcelona, sot gjendet në një udhëkryq vendimtar të karrierës së tij ndërsa është në huazim te Monaco. Lajmet që vijnë nga Spanja, të përforcuara nga agjencitë dhe media pranë ambientit blaugrana, flasin për një Barcelonë tashmë të dorëzuar për t’u privuar nga xhevahiri i saj më i brishtë. Klubi katalanas do të ishte i gatshëm të japë dritën jeshile për transferimin për një shifër që, deri pak vite më parë, do të dukej qesharake: 15 milionë euro. Një çmim okazion për një lojtar të lindur në 2002 që, pavarësisht problemeve fizike të së kaluarës, vazhdon të tregojë cilësi teknike jashtë të zakonshmes.
Për Milan, Ansu Fati përfaqëson shumë më tepër sesa një ide e thjeshtë merkatoje; është basti perfekt për të ngritur nivelin cilësor të një sulmi që ka nevojë për energji të re dhe paparashikueshmëri. Në via Aldo Rossi ndihet vullneti për të tentuar goditjen vendimtare, të bindur se Serie A dhe konteksti taktik i teknikut Allegri mund të jenë ekosistemi ideal për rilindjen përfundimtare të spanjollit. Edhe pse ende nuk ka një negociatë të ngushtë, kontaktet eksploruese me rrethin e lojtarit Tare I ka bërë dhe sinjalet e hapjes nga Barcelona tregojnë se marrëveshja mund të jetë më afër nga sa pritet. Sigurimi i një talenti të tillë – që ka shënuar 7 gola në 14 paraqitje në Ligue 1 – do t’i lejonte drejtorit shqiptar Tare të realizonte një goditje mjeshtërore, duke i garantuar Milanit atë hap cilësor të nevojshëm për t’u rikthyer të bëjë zhurmë jo vetëm në Itali, por edhe në skenën e madhe të Champions League.
sfidanti.al

