Futbollistët për të cilët u bënë shpenzime kolosale padyshim që do luajnë shpejt, por ja që për momentin nuk munden. Trajneri i Paris SG, Poçetino, deklaroi se nuk do të nxitohet për Lionel Mesin dhe se do ta aktivizojë kur të jetë në formën e duhur. Argjentinasi ka vetëm nja dy seanca stërvitore deri tani me ekipin. Edhe Romelu Lukaku do të mungojë në apel në startin e Premier Ligës sepse ndodhet në karantinë pas hyrjes në Britaninë e Madhe që nga Italia. Çelsi shpenzoi 115 milionë euro për të. Gjithsesi, duket se ai që ishte më shumë në diskutim, Harri Kejn, është në dispozicion të Totenhemit për ndeshjen hapëse të kampionatit, atë ndaj Mançester Sitit, që mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm.
Sfidanti.al