Legjenda e Gladbahut: Nëse doni të mundni Bajernin, bëjeni tani!

Sot nis Bundesliga dhe Borusia dikur e famshme, dhe tani në formë, ka një detyrë të vështirë. Sfida e parë e Mynshengladbahut është në orën 20:30 ndaj Bajernit kampion, dhe shumëkush e mendon se fatkeqësi. Ish-lojtari i Gladbahut, Volfgang Klef, sot 74-vjeç, e nxit ekipin e zemrës për të pasur guxim. “Nëse doni ta mundni Bajernin, atëherë bëjeni sot, – shkruan ai në një opinion për “Bildin”, – nga kohët kur unë luaja futboll, mbaj mend se kishim shanse për të fituar titullin kur ishim përpara tyre në renditje. Nëse Bajerni nis të ecë me vrull, është e vështirë të ndalet. Gladbahu duhet të ketë besim sepse bavarezët nuk patën fazë të mirë përgatitore. Nuk shkëlqyen”.

Sfidanti.al