Kapiteni i Realit, Sergio Ramos, njihet si njeriu që komunikon më mirë se të gjithë me tifozët. Jo më kot, është njeriu që mban shiritin tek “merengesit”. Gjithsesi, ajo që ndodhi mes tij dhe disa tifozëve në përfundim të ndeshjes së kampionatit ndaj Sociedadit, e kalon çdo imagjinatë. Numri 4 shkoi pranë rreshtave të parë të njërës nga tribunat e “Santiago Bernabeut”, dhe diçka bisedoi me një nga përkrahësit e Madridit. Më pas, ai hoqi fanelën nga trupi, mesa duket, me qëllim që t’ia jepte tifozit në fjalë. Gjithsesi, biseda zgjati pak, ndërsa Ramos më në fund u largua, pasi e dorëzoi fanelën, por duke mbajtur diçka në dorë. Çfarë ishte ajo që mori me vete Ramosi? Ndonjë suvenir, apo çfarë? Jo, jo, ishte një kuti e paketuar me fileto derri. “Ai nuk donte të largohej nga stadiumi pa e marrë”, – sqaroi tifozi i Realit më pas. Sfidanti.al