Në pritje të Gallatasarajit, Empoli kurorëzon si lider Nedim Bajramin

Futbollisti shqiptar nga Tetova është njeriu i ditës në skuadrën e Toskanës, dhe mund të luajë si organizator në qendër të mesfushës, si mesfushor sulmues dhe si mesfushor mbrojtës, ndërsa në mënyrë të sforcuar, edhe si lojtar krahu apo si sulmues i dytë. Jo pak për Empolin. Trajneri Aurelio Andreacoli është gati të fiksohet pas skemës 3-5-2 për t’i dhënë Bajramit mundësinë më të mirë për t’u shprehur. Sezonin e kaluar, 22-vjeçari ishte “arma plus” e ish-trajnerit Dionizi (që tani është tek Sasuolo) duke kapur vendin e parë në Serinë B, e duke mos e lëshuar deri në fund. Këtë sezon shpresat janë të mëdha në Serinë A, ndonëse konkurrenca do të jetë padyshim shumë e fortë. Gallatasaraji i trajnerit Fatih Terim e kërkon në Superligën e Turqisë, vlera e tij në transfermarkt është 6 milionë euro, ndërsa Empoli kërkon 10 milionë për kartonin.

Sfidanti.al