“Unë nuhas kampionët”. Kështu shkruan legjenda braziliane e cila luajti edhe për francezët, edhe për Barcelonën. Ronaldinjo, njeriu që fitoi Championsin me katalanasit në 2006, beson se Paris SG mund t’ia dalë me treshen e jashtëzakonshme të sulmit, Mesi-Mbape-Nejmar. “Jam i lumtur që Mesi do të luajë me një nga skuadrat e mia, – shkruajti ai, – jam po ashtu i lumtur për cilësinë që kanë, për partneritetin me Ramosin. Nuhas që do të fitojnë Championsin”. Tifozë të shumtë, ndërkaq, u hodhën në rrjetet sociale duke folur për sulmin e çmendur parizien, që duket sikur të jetë një video-lojë e FIFA-s dhe jo realitet, ndërsa dikush shkroi se Mesi duhet shijuar këtë sezon sepse mund të jetë i fundit për të në formën e tij maksimale.
Sfidanti.al