Puna e parë ishte që u mor Xhek Grelishi, ndërsa dëshira e madhe është Harri Kejni. Pep Guardiola dhe Mançester Siti janë të pangopur gjatë gjithë kohës, ndërsa drejtuesit e klubit po merren edhe me çështjet e brendshme. Fillimisht, u rinovua kontrata e mbrojtësit të kombëtares angleze, Xhon Stouns deri në 2026 me rrogë 250 000 paundë stërlina në javë. Tashmë, radha vjen tek lojtari tjetër i Anglisë, Fil Foden, dhe tek portieri i kombëtares së Brazilit, Ederson, për të cilët gjithashtu synohen kontrata afatgjata. Më e vështirë duket situata me Rahim Stërlingun, që ishte një nga lojtarët më të mirë në Euro 2020, por rolin që ka tek Anglia nuk e ka gëzuar tek Siti. Ai do të bisedojë me drejtuesit për të ardhmen, ndërsa kërkon të luajë më shumë rol titullari.
Sfidanti.al