Kjo është për të qeshur: Premier Liga do t’i lejojë përqafimet pas golit

Pyetja e parë që bënë mediat angleze pas këtij njoftimi zyrtar ishte: Kur janë ndaluar ndonjëherë me të vërtetë që të ndodhin? Është vërtet për të qeshur, sepse disa gjëra në Angli dhe në Premier Ligë na kujtojnë praktikën shqiptare ku masat janë në fuqi dhe thuajse askush nuk i respekton. Kështu po ndodh me përqafimet pas golave në Premier, të cilat zyrtarisht ishin të ndaluara me protokoll Kovidi, por që ndodhën dendur sezonin e kaluar. Këtë herë Premier Liga nuk dëshiron të ketë shqetësime, që arbitrat dhe zyrtarët t’u kujtojnë lojtarëve para ndeshjes diçka që nuk do të respektohet. Vendimi është që mund të përqafohen sa të duan.

Sfidanti.al