Nurmagomedov nuk kthehet në oktagon, legjenda do të bëhet trajner!

Që nga fëmijëria kur babai e vinte të ndeshej me ariun, ai ka bërë një rrugë të gjatë. Është ende i ri Habib Nurmagomedov, vetëm 32 vjeç, por mendjen e ka ndarë për të mos u kthyer në arenë në profesionin e tij të arteve të përziera marciale (MMA). Betejat në oktagon, për kampionatin botëror UFC, kanë marrë fund dhe bilanci është 29 fitore e 0 humbje. Ai e deklaroi pas fitores së fundit se i dha fund karrierës,  se ia kishte premtuar këtë gjë mamasë së tij, dhe se nuk e shikonte dot veten në ring pa babanë që u shua nga koronavirusi. Presidenti dhe pronari i UFC-së, Dejni Uajt, deklaroi se e ka hequr shpresën që Nurmagomedov të kthehet, ndërsa ish-luftëtari dagestanas me nënshtetësi ruse, ka deklaruar se do të nisë profesionin e trajnerit.

Sfidanti.al