Xhek Grilish është tashmë lojtar i Mancester Sitit. Kapiteni i Aston Vilës kreu transferimin më të shtrejtë në historinë e futbollit anglez, ndërsa klubi nga Birmingami, ndryshe nga Totenhemi, nuk deshi të bënte shumë rezistencë, por deshi të merrte 100 milionë paundë stërlina, në mënyrë që të përforcohet për sezonin e ardhshëm. Guardiola thyen rekordin e transferimeve në Britaninë e Madhe, ndërsa tani nuk dihet nëse Siti do të ketë mundësi financiare për të marrë edhe Harri Kejnin. Loja po bëhet e ashpër, por ndoshta gjithcka ndodh në mënyrë që kapiteni i Anglisë te ketë mundësi ta realizojë transferimin verën e ardhshme.
Sfidanti.al