Real-Milan do të thotë Alaba-Ibra, shiten 30 000 bileta për 27 orë në Austri

Miqësorja në Klagenfurt ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm dhe për qytetarin normal austriak, 29 deri në 39 euro që duhet të paguajë për biletën nuk janë ndonjë gjë e madhe. Në stadiumin “Vërterze” luajnë Reali i Madridit e Milani, dy ekipet më të lavdishëm të Championsit, dhe publiku i Klagenfurtit nuk e humb rastin. Për më tepër në krahinën e Karintisë nuk  ka kufizime për tifozët në stadium,  pra të 30 000 biletat u vunë në dispozicion.  Ato u shitën përë 27 orë, dhe s’kishte si ndodhte ndryshe kur në një krah luan David Alaba dhe në tjetrin Ibrahimovic, ndonëse suedezi nuk është në formën e duhur.

Sfidanti.al