Padyshim që vetë atletët dhe atletet kanë meritën kryesore me punën që bëjnë, me mënyrat shkencore që përdorin dhe me stafet teknike që kanë, por për thyerjen e rekordeve luan rol edhe pista ku garohet. Pista e tartanit në stadiumin olimpik të Tokios paska një rol të vecantë. Një nga atletët, Kajron Mekmaster deklaroi se “të vraposh në këtë pistë është sikur të fluturosh në ajër”. Pista prej tartani u krijua nga një ekip i specializuar dhe u furnizua nga kompania Mondo, ndërsa njëri nga pjesëtarët e ekipit Teknik, Andrea Valauri thotë se “ne jemi dëshmitarë të një evolucioni, gjithcka po ecën përpara, dhe ne përpiqemi të përmirësojmë cilësinë, tartani është vetëm 14 mm i trashë, ndërsa në pjesën e poshte ka një formë që ndihmon të krijohen xhepa ajri”.
Sfidanti.al