Beteja e medaljeve, Kina rrit epërsinë e të artave ndaj SHBA-së

Nuk ka përfunduar gjithcka e ndoshta amerikanët sërish mund të cilësohen favoritë, por për momentin nuk  janë në vendin e parë. Është Kina që kryeson renditjen për medalje të arta në Lojrat Olimpike, madje duke pasur një epërsi të mirë për momentin ndaj SHBA-së. Kinezët kanë fituar deri tani 29 medalje ari dhe 62 gjithsej, ndërsa SHBA ka 22 të arta dhe 64 gjithsej, duke pasur më shumë argjendi (24-16) dhe bronzi (16-15). Japonia është në vend të tretë me 17 të arta dhe 33 medalje gjithsej, ndjekur nga Australia me  14 të arta e 33 medalje dhe nga Rusia me 12 të arta por me plot 50 medalje.

Sfidanti.al