Ku ka si Anglia, por duket se Gorecka thotë “ku ka si Bajerni”!

Kontratën nuk e ka firmosur ende,  dhe nuk dihet nëse do ta bëjë, por dëshira e tij kryesore është që të mos lëvizë. Me10 trofe të fituar që nga viti 2018 kur mbërriti nga Shalke, Leon  Gorecka ka shumë pak arsye sportive për t’u larguar nga Bajerni, ndonëse çështja e pagës mund ta bëjë që të veprojë ndryshe. Sidoqoftë, trajneri i tij Julian Nagelsman thotë se ka besim  që mesfushori do të mbetet në Mynih. “Kam folur me të, ndonëse jo shpesh, – thotë ai, – jam optimist dhe i kam thënë se çfarë planesh kam për të. Natyrisht,  unë nuk hyj në aspektet financiare të kontratës, por mendoj se ai dëshiron të jetë me ne, ndërsa mund të përmirësohet e të bëhet një nga mesfushorët më të rrezikshëm  në Europë”. Gorecka thuhet se kërkohet nga Mançester Junajtidi, që synon  një pasardhës për Pol Pogbanë.

Sfidanti.al