Këto kohë nga “Kamp Nou” më shumë janë dhënë raporte për gjendjen ekonomike sesa për synimet sportive. Barcelona mbetet në krizë të thellë financiare, ndonëse projekti i presidentit Zhoan Laporta duket se po krijon një lloj besimi se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Klubi informoi për situatën e biznesit, dhe raportoi se kompania e njohur “Fiç” (Fitch) ka dhënë një vlerësim “BBB –”, pra B e trefishtë negative për gjendjen ekonomike. Kjo cilësohet e mirë nga Laporta, pra që Barça është një kompani tek e cila duhet pasur besim. Presidenti ka arritur të sigurojë një hua prej 500 milionë USD nga banka amerikane “Goldman Sahs” (Goldman Sach), dhe nga këto 90 milionë euro janë “injektuar” për modernizimin e stadiumit “Kamp Nou”.
Sfidanti.al