Manaj shkon me Barcelonën në “Pyllin e Zi”, me klauzolën 50 milionë euro!

Natyrisht, këto janë histori tipike të futbollit spanjoll, ku shifrat 500 apo 600 milionë euro në kontrata duken si diçka normale. Ndaj, kur flasim për kartonin e Rej Manajt që kushton 50 milionë euro sipas klauzolës së transferimit, nuk duhet të habitemi shumë. E përditshmja katalanase, “El Mundo Deportivo” zbulon pikërisht këtë detaj, ndërsa tregon se për Manajn po këmbëngul fort për sulmuesin shqiptar. Shuma që do të kërkojë Barcelona është më pranë realitetit financiar të sotëm, dhe mund të jetë 5 milionë euro, diçka sërish e rëndësishme, përderisa sulmuesi 24-vjeçar i kombëtares u mor vetëm për 700 000 euro nga Albasete. Manaj shënoi 4 gola në 2 miqësoret e verës të ekipit të parë të Barcelonës, fituar 4-1 ndaj Gimnastikut të Tarragonës dhe Gironës. Ai u nis bashkë me skuadrën drejt Pyllit të Zi në Gjermani (Shvarcvald) në Baden-Vyrtenberg. Me ekipin janë edhe Depai, Grizman, Pike, Buskets, De Jong, Sergi Roberto, Zhordi Alba dhe lojtarë të tjerë.

Sfidanti.al