Rusia pranë dy të artave në basket 3×3, ia marrin Letonia dhe SHBA!

Ndoshta nuk e kemi ndjekur shumë këtë sport, dhe jemi habitur që skuadra kombëtare ruse arriti në dy finale në basketbollin me një kosh, të luajtur nga 3 lojtarë. Gjithsesi, edhe pse kanë rënë në basketbollin klasik, rusët qenkan mjeshtra në të dyja gjinitë në basketin e vogël, edhe pse u rrëzuan në hapin e fundit. i humbën të dyja finalet, për meshkuj e për femra. Nëse tek vajzat nuk pati ndonjë habi të madhe që fitoi SHBA, nuk mund të thuash kështu për djemtë, sepse medalja e artë shkoi për Letoninë (në foto). E vërteta është që të dyja finalet ishin shumë të forta dhe letonezët ia dolën 21-18 ndaj rusëve në Tokio. Emrat e kampionëve olimpikë janë Nauris Miezis, Karlis Lasmanis, Edgars Krumins dhe Agnis Cavars. Lasmanis ishte më i miri me 10 pikë. Amerikanet, kampione për femra, ishin Stefani Dolson, Kelsi Pljum, Alisha Grej dhe Zhaklin Jang. Finalja e femrave ishte gjithashtu shumë e fortë dhe amerikanet fituan 18-15 duke qenë më të sakta në gjuajtjet e lira. Serbia cilësohej favorite për femra, por u eleminua nga Rusia, ashtu siç ndodhi me Holandën.

Sfidanti.al