Kuptohet që kur një lojtar i tillë është në treg, mundësitë janë të shumta. Mino Raiola po punon në të gjitha krahët për të ardhmen e Erling Halandit, ndaj edhe nuk është mirë që të ketë siguri, diçka që mund të ulë fitimet. Vetë Halandi, ndërsa ndodhet në grumbullim me Borusian e Dortmundit, deklaroi se lajmet për Çelsin dhe për 150 milionë paundë stërlinat janë “zhurma”, ndërsa ai vazhdon ta pëlqejë futbollin në skuadrën gjermane. Çfarë po ndodh? Halandi dhe Raiola e dinë se deri në fund të gushtit mund të ndodhin shumë gjëra dhe priten lëvizje të shumta sulmuesish, ndërsa sezonin e ardhshëm vlera e kartonit ulet shumë dhe kjo ndoshta i jep mundësi Raiolës që të fitojë më shumë për vete.
Sfidanti.al