Uruguaji në alarm, 3 vetëvrasje në ë futboll në vetëm 5 muaj!

Në pak muaj janë tre njerëz që ia hoqën jetën vetes së tyre. Flasim për njerëz të futbollit dhe këta ishin lojtarë uruguajanë! Natyrisht, këta janë “një pikë ujë në oqean” në krahasim me normën që ka Uruguaji, më të lartën në Amerikën e Jugut, prej 20.3 personash ndër 100 000 banorë, por tronditja vjen ngaqë këta janë persona publikë dhe u bënë tre që nga shkurti. i fundit është Emiliano Kabrera, në shkurt u vetëvra Santiago Garsia, ndërsa pak ditë më parë e bëri Uilliams Martinez. Kabrera ishte 27 vjeç, dhe sipas mediave flitet për një situatë të vështirë dhe të ndërlikuar financiare, gjë që e çoi në depresion. Edhe Santiago Garsia pati probleme me depresionin. Uruguaj ka një mesatare dy herë më të lartë sesa ajo botërore që është rreth 9 vetëvrasje për 100 000 banorë, e ndoshta problemet ekonomike, shoqërore e familjare janë më të mëdha në këtë vend të vogël me 3.4 milionë banorë, në të cilin në 2020 vranë veten 718 njerëz.

Sfidanti.al