Në një moment të tillë të vështirë, do të ishte një sukses i madh. Mediat katalanase shkruajnë se Barcelona po bisedonme 3 klube të ndryshëm në Europë për transferimin e Rej Manajt, dhe plani i reklamimit gjatë verës pati sukses të plotë. E përditshmja “El Mundo Deportivo” shkruan se tre klubet e interesuar janë Famalikao (Superliga e Portugalisë), Kadis (La Liga në Spanjë) dhe Sasuolo (Seria A në Itali). Ofertat, sipas gazetës, janë nga 3 deri në 5 milionë euro, dhe katalanasit janë të kënaqur sepse kanë shpenzuar vetëm 700 000 euro për kartonin e tij. Fjala i mbetet sulmuesit shqiptar i cili duhet të zgjedhë për të ardhmen e tij. Manaj ka shansin e dytë të madh në karrierë, pas atij që iu dha me Interin kur hodhi hapat e parë si futbollist dhe besohet se në moshën 24-vjeçare do ta shfrytëzojë siç duhet. Me Barcelonën B shënoi vjet 14 gola në 22 ndeshje në kategorinë e tretë spanjolle, ndërsa këtë verë ka shënuar 4 gola në 2 ndeshje me Barcelonën e trajnerit Ronald Kuman.
Sfidanti.al