Brazili mund 4-2 Gjermaninë në Olimpiadë, krenohet Premier Liga!

Asnjëherë më parë një lojtar i kampionatit anglez nuk kishte arritur të shënonte 3 gola në një ndeshje në Lojrat Olimpike. Më në fund, erdhi viti 2021 dhe këtë e bëri Risharlison i Brazilit dhe i Evertonit. Sulmuesi i ri ishte i shkëlqyer kundër Gjermanisë, në ndeshjen në grup që u fitua 4-2. Ai luajti 74 minuta, shënoi tri herë, pati 7 gjuajtje nga të cilat 4 në kuadrat, e preku topin 28 herë, fitoi shumicën e dueleve dhe mori notën 9.4 që është thuajse e shkëlqyer. Evertoni duhet ta mbajë fort Risharlisonin sepse në Spanjë thuhet që Karlo Ançeloti ia ka propozuar presidentit madrilen, Florentino Perez, si përforcim për Realin.

Sfidanti.al