Pushimet përfunduan, të tilla janë ato të futbollistëve të elitës, të shkurtëra, por me intensitet të lartë, ndërsa tani vjen ora e së vërtetës. Kilian Mbape u kthye në ekipin e tij, Paris SG, por mediat spanjolle raportojnë me gëzim se sulmuesi francez nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën. Nëse presidenti Al Helaifi nuk dëgjon që ai të transferohet tani, atëherë ai do të presë edhe një vit, e pra do të luajë në krah të Ramosit, Vajnaldumit, Donarumës, Hakimit, Verratit, Nejmarit e Di Marisë, në përpjekje për të fituar Championsin. Nëse kurorëzohej si kampion i Europës, kalimi i tij tek Reali do të ishte një triumf dhe ai do të pritej në Madrid si një “mbret”. Mbapeja është 22 vjeç dhe mendon se nuk i prish punë nëse sakrifikon një sezon, ndërsa lajmet në Angli për interesim të Liverpulit, ishin thjesht “tymnajë”.
Sfidanti.al