Presidenti Zhoan Laporta e theksoi se nuk mund të vazhdohet me formulën që klubi të ketë borderonë e pagave sa 110 për qind e buxhetit vjetor, dhe të përballojë 400 milionë euro humbje, aq sa erdhën nga pandemia. Barcelona ka vendosur të veprojë shpejt dhe me “dorë të hekurt” për të ulur rrogat e yjeve, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Në përgjithësi, lojtarët e kanë mirëkuptuar presidentin, sepse e njohin gjendjen, ndërsa çudia ka qenë me sjelljen e Zhordi Albës, të paktën siç shkruajnë mediat katalanase. Ylli i Spanjës nuk ka pranuar një ulje aq sa është kërkuar, dhe Laporta ka mbetur i habitur sepse ka konsideruar që ka raporte shumë të mira me të dhe me agjentin e tij. Gjithsesi, pritet ardhja e Mesit nga pushimet dhe klubi është i bindur që kapiteni do të ndihmojë, aq më tepër që pranoi të ule rrogën e tij përgjysmë.
Sfidanti.al