Xhanfranko Xola “snobon” Juventusin: Favorit në Serinë A mbetet Interi

Ish-ylli i Napolit, Parmës dhe pastaj i Çelsit në Angli ka bërë gjithashtu parashikimin e tij për sezonin e ri në Itali. Xhanfranko Xola,  i cilësuar dikur si trashëgimtar i Maradonës, gjykon se Interi mbetet në “pole position” për të mbrojtur titullin pavarësisht largimit të trajnerit Antonio Konte. “Alegri është shumë i zoti, – thotë Xola, – por shoh se Interi ka potencial më të madh dhe Juventusit do t’i duhet kohë”. Edhe mediat italiane shkruajnë se trajneri Simone Inzagi nuk është një njeri i marrë nga halli, meqë iku Konte, por një teknik i sprovuar që pati suksese me Lacion, pra ishte një zgjedhje e menduar mirë nga drejtuesit. Më në fund, Interi duket se po gjen edhe sponsorin, pra në aspektin financiar duket më mirë.

Sfidanti.al