Futbolli gjerman do të ndihmojë të përmbyturit!

Shumë klube të Bundesligës apo të kategorisë së dytë kanë shprehur solidaritetin e tyre me ngjarjet tragjike që ndodhën në Rinin e Veriut-Vestfale (Nordrajn-Vestfalen) dhe në Renani-Pfalc (Rajnland-Pfalc). Borusia e Dortmundit dhe ajo e Mynshengladbahut do të luajnë ndeshje miqësore për të mbledhur financa për zonat e dëmtuara. Bajerni dhe Këlni lajmëruan se do të japin nga 100 000 euro, por ky është vetëm hapi i parë. Mainci do të luajë një miqësore me Kaizerslauternin, që është klub nga zona e Pfalcit. Për këtë qëllim do të shiten 300 fanela, ndërsa një fanelë kushton 25 euro. Pritet të dhurohen veshmbathje. Valdhof Manhajmi i ligës së tretë do të japë rreth 2 000 euro, si dhe nga 1 euro për çdo biletë të shitur në ndeshjen e radhës ndaj Gisenit (Giessen). Fortuna e Dyseldorfit e kategorisë së dytë do të japë 25 000 euro, ndërsa nga klubi do të hapet edhe një llogari bankare. Do të ketë mbledhje fondesh të ndryshme siç njftoi ish-lojtari i kombëtares, Zherom Boateng.

Sfidanti.al