Ia vlen të mbash “Të Çmendurin”, Atletiko zgjedh vazhdimësinë me Simeonen!

U mbushën 10 vjet në një vend dhe tashmë po shtohen, por ai duket se ka gjetur “Eldoradon”. Në të vërtetë, edhe Diego Pablo Simeone, edhe Atletiko e Madridit, kanë gjetur njëri-tjetrin në një nga historitë më të shkëlqyera të kohëve të fundit në futbollin botëror. Trajneri argjentinas, i mbiquajur “El Çolo” (i çmenduri) rinovoi kontratën me klubin për 3 vitet e ardhshme, ndërsa meritoi gjithçka pasi fitoi titullin sezonin e shkur, në luftë me Barcelonën dhe Realin e Madridit. Ai ka 8 trofe me bardhekuqtë, përfshi dy tituj kampion në 2014 dhe 2021, ndërsa ka humbur dy finale Championsi ndaj Realit në 2014 e 2016. Me 8 trofe, argjentinasi është trajneri më i mirë në historinë e klubit që ka gjithsej 34 trofe në histori. Simeone është një nga trajnerët më të paguar në botë në futboll, me 20 milionë euro në sezon, ndërsa e ka drejtuar Atletikon në 527 ndeshje (një rekord) me 60 për qind të pikëve të fituara.

Sfidanti.al