Kjo nuk do të thotë se Italia është e humbur, apo që ajo nuk do të luajë për titullin. Një ekip, me traditë 4 herë kampion i botës dhe kampion i Europës, nuk mund të dorëzohet kurrë, por Xhorxho Kielini pohon një të vërtetë, që Anglia ka një skuadër tepër të fortë sepse është e fortë “në thellësi”. “Edhe vetëm stoli i Anglisë mund ta fitojë Europianin, – tha qendërmbrojtësi veteran i Juventusit dhe Italisë, – kundërshtari ka lojtarë në stol me një cilësi të jashtëzakonshme dhe përgatitje fizike dhe atletike të shkëlqyer. Anglia është shumë e organizuar, po ashtu luan thuajse gjithnjë në shtëpi. Gjithsesi, ne nuk do të kemi frikë”. Trajneri Sauthgejt ka në stol futbollistë si Sanço, Henderson, Rashford, Foden, Grelish apo Kalver-Ljuin.
Sfidanti.al