Ish-kapiteni i Gjermanisë për sa kohë që ishte në fushën e lojës, nuk rreshti së luftuari dhe nxituri shokët. Lotar Mateus thuajse theu çdo rekord në kombëtare, përveçse fitoi Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës, ndërsa ka një mendim negativ për Toni Krosin, në këto momente. Ai u shpreh shumë kritik për mesfushorin e Realit, për atë që dha në këtë Europian. “Pasimet e tij janë si modeli i tij i flokëve, – foli ashpër Mateusi, – ai luan me gjithnjë e më pak pasion dhe zjarr, nuk ishte i zoti të udhëhiqte ekipin”. Fjalë të drejta, edhe pse të forta për një lojtar kaq elegant sa Krosi, ndërsa analistët gjermanë kërkuan vazhdimisht nga trajneri Lëv që të aktivizonte Goreckën, në vend të Krosit ose Gyndoganit. Vetë Kros, sot 31 vjeç, e mbylli me kombëtaren, ndërsa thotë se do t’i japë fund karrierës pas dy vjetësh, kur të jetë 33. Duket pra se edhe ai vetë e ndjen se nuk ka shumë zjarr përbrenda.
Sfidanti.al