De Brujn e Hazar s’kanë “dëmtime strukturore”, por për Italinë mund të thonë “çao”!

Nëse ndeshja do të ishte në plan për t’u luajtur sot, ata nuk do t’i përgjigjeshin dot apelit. Belgjika dhe stafi isaj mjekësor nuk mund të bëjnë mrekulli kundër natyrës së trupit njerëzor as për dy yje kryesorë si Kevin De Brujn dhe Eden Hazar. Trajneri Roberto Martinez deklaroi se dy yjet e ekipit nuk do të largohen nga grumbullimi, pasi lajmet pas vizitave mjekësore janë të mira. “Ata nuk kanë dëmtime strukturore, dhe kjo është kryesorja, – tha Martinezi, – ata nuk mund të luajnë që sot apo nesër, por kemi shpresë t’i bëjmë gati dhe do të jenë me ekipin. Nuk e di nëse do të jenë me Italinë, shanset janë 50 me 50. Është e sigurt se do të luanin në gjysmëfinale, nëse ne eleminojmë Italinë”. Martinezi pati kritika për gjyqtarin që, sipas tij, lejoi lojë të ashpër disa herë të portugezëve për shkak të së cilës De Brujni dhe Hazari u dëmtuan.

Sfidanti.al